Greqia kundërshton në UNESCO planet e Erdoganit për Shën Sofinë  

Greqia kundërshton në UNESCO planet e Erdoganit për Shën Sofinë  

Ministrja Greke e Kulturës, Lina Mendoni, u ka dërguar një letër përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) me anë të së cilës ngre alarmin për planet e qeverisë turke për të rikthyer Shën Sofinë në xhami.

"Nuk duhet lejuar që Shën Sofia të devijohet nga karakteri i saj universal dhe të shndërrohet në një vend të adhurimit mysliman", shkruan Mendoni në letër, duke argumentuar se monumenti i shekullit të VI iu la trashëgimi njerëzimit në vitin 1934, me një dekret të themeluesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk, i cili vendosi ta shndërrojë atë në një muze.

"Ajo që qeveria turke dhe Presidenti Rexhep Taip Erdogan po përpiqen të bëjnë sot ringjall sentimentin fanatik nacionalist dhe fetar. Është një përpjekje për të zvogëluar vlerën e monumentit dhe shkëlqimin ndërkombëtar", paralajmëroi Mendoni, duke akuzuar qeverinë turke për shfrytëzimin e sitit për qëllime politike dhe për tjetërsimin e saj.

Mendoni shton se rikthimi i Shën Sofisë në xhami do të kërkojë gjithashtu miratimin e UNESCO-s, e cila e ka renditur atë në listën e siteve të trashëgimisë botërore në vitin 1985. Ajo thekson se Turqia nënshkroi Konventën e UNESCO-s në 1972 dhe një veprim i tillë do të binte në kundërshtim me marrëveshjen.

Një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, kisha ortodokse e Shën Sofisë u shndërrua në xhami nga turqit otomanë pas rënies së Kostandinopojës (Stambollit të sotëm) në vitin 1453. Xhamia u kthye në muze në vitin 1935.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy