
Përditshmëria, mund të bëhet më e lehtë me disa truke të vogla. Jepini gjithnjë kohë vetes. Pak minuta, por të çmuara dhe të dobishme.
Bëni parapërgatitjet që në darkë

Përgatitni çfarë të mundni që në darkë, thotë Dr Hazel Wallace, mjek dhe autor i “The Food Medic”, drekën dhe rrobat që keni për të veshur. Vicky Silverthorn, një organizatore profesioniste, sugjeron që sendet e nevojshme të lihen pranë derës kryesore ose të bëhen shënime të vogla me letër ngjitëse, për të kujtuar çdo gjë mund të jetë e nevojshme. Kontrolli i parashikimit të motit, përditësimi I kalendarit dhe kujdesi për gjërat e përditshme që në darkë ju ndihmon që të ndiheni e të jeni më të përgatitur për ditën e re.
Mos e shtyni alarmin

Dr. Matthew Walker, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, këshillon që të mos shtypet butoni që shtyn alarmin, pasi ai prish gjumin e pandërprerë dhe cilësor. Ai sugjeron që alarmi të vendoset në orën që duhet të zgjoheni. Këshilli i Gjumit, i cili nxit zakonet e shëndetshme të gjumit, paralajmëron se trupi pëson rritje të menjëhershme të kortizolit sa herë fiket alarmi. Lëreni alarmin të bjerë që të zgjoheni ose provoni mënyra të tjera, si: alarm me dridhje ose me dritë.
Sistemoni çdo gjë

Silverthorn sugjeron futjen në një rutinë në përditshmëri, ku çelëst dhe sendet e tjera thelbësore të vihen gjithnjë në të njëjtin vend, i cili mund të jetë një kuti, një sirtar etj. "Caktoni një qoshk për gjithçka". Sistemimi i shtëpisë e bën këtë më të efektshme. "Sa më pak gjëra përqark aq më e lehtë do të jetë për ju.”
Bëni gati mëngjesin

Mbani një kuzhinë me çdo gjë në vendin e duhur, për ta pasur më të lehtë e të shpejtë procesin e përgatitjes. Në më të shumtën e rasteve këshillohet që edhe parapërgatitjet për mëngjesin të bëhen që në darkë.
Kushtojini vetes disa minuta

Shumë prej nesh bëjnë një gabim tipik menjëherë sapo zgjohen: drejtohen menjëherë tek telefoni. Në vend të kësaj, Silverthorn këshillon që ta filloni ditën me së paku pesë minuta larg pajisjeve të kësaj natyre. Ndoshta duke pirë në paqe një filxhan çaj a kafe. /The Guardian/



