“Qilimi Shqiptar” fiton çmimin e parë të Loop Design Awards 2021  për hapësirat publike

“Qilimi Shqiptar” fiton çmimin e parë të Loop Design Awards 2021 për hapësirat publike

 Projekti “Qilimi Shqiptar” në Shirokë të Shkodrës, i arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë të Loop Design Awards për vitin 2021 ne kategorinë pejsazh/hapësira publike.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i PS i qarkut të Shkodrës, Benet Beci.

“Këtë vit konkuruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës. Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit, inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin”, tha Beci.

Beci u shpreh se “ky është një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes, një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit”.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy