16, 17, 18 qershor/ Nisin Ditët Evropiane të Arkeologjisë

16, 17, 18 qershor/ Nisin Ditët Evropiane të Arkeologjisë

Ditët Evropiane të Arkeologjisë, të cilat nisin me datat 16, 17 dhe 18 qershor, organizohen për të dytin vit radhazi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Kjo është një iniciativë e Institut National de Recherches Archéologiques Préventives. Eventi ka si qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore e kryesisht asaj arkeologjike, ku shtetet pjesëmarrëse angazhohen të përfshijnë aktivitete sipas një programi të caktuar. Ditët Evropiane të Arkeologjisë nisën të gjejnë përhapje në 2019-ën, ku shtetet e përfshira u angazhuan të rrisin ndërgjegjësimin dhe të njohin audiencën evropiane me të gjitha aspektet e arkeologjisë. Gjatë kësaj fundjave do të organizohen një sërë ngjarjesh, që synojnë angazhimin e familjeve, shkollave, studentëve, entuziastëve të historisë, vizitorëve të muzeut, si dhe pjesëmarrësve thjesht kureshtarë për të zbuluar këtë disiplinë të shumëanshme dhe trashëgiminë e tyre arkeologjike. Pavarësisht kohërave sfiduese që po kalon Evropa, arkeologjia shihet edhe si një disiplinë e cila mund t’i bëjë bashkë evropianët. Ditët Evropiane të Arkeologjisë synojnë të ndajnë trashëgiminë arkeologjike në të gjithë Evropën dhe ta bëjnë kulturën të aksesueshme për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy