J. Lo dhe Shakira, fuqia e grave në Super Bowl

J. Lo dhe Shakira, fuqia e grave në Super Bowl

Jennifer Lopez dhe Shakira sollën fuqinë latine në shfaqjen e “Super Bowl” të së dielës me super hite të muzikës pop dhe me koreografinë mbresëlënëse në një ndër skenat më rrëzëllitëse të botës.

Artistët latinë Bad Bunny dhe J Balvin, përveç vajzës 11-vjeçare të Lopez, u shfaqën si mysafirë të papritur, ndërkohë që ekstravaganza latine u paralajmërua që nga fillimi, kur Shakira përshëndeti audiencën e stadiumit në spanjisht me "Hola, Miami". "

Performanca bëri edhe një lidhje të nënkuptuar me klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sekuencë në shfaqje paraqiste fëmijët me drita që binin duke krijuar idenë e kafazeve, një referencë e dukshme për ligjin e imigracionit amerikan që zbatoi presidenti Donald Trump dhe që izoloi kryesisht të rinj e të reja  të Amerikës Latine, një praktikë, e cila shkaktoi zemërim publik.

Artistet shkëlqyen me veshjet e tyre mahnitëse dhe kënduan sukseset e tyre të padiskutueshme.

Shfaqja 12-minutëshe, së bashku me reklamat, është bërë tashmë një element i njohur i spektaklit “Super Bowl” në të njëjtën kohë me lojën, e cila tërheq rreth 100 milionë shikues të televizionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy