Nga 21-26 tetor në Shkup hapet Java e Filmit Shqiptar

Nga 21-26 tetor në Shkup hapet Java e Filmit Shqiptar

Nga data 21 deri më 26 tetor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, do të zhvillohet Java e Filmit Shqiptar.

Në manifestimin pesëditor, realizuar nga Kinoteka e MV dhe Qendra Kombëtare e Filmit e Shqipërisë do të shfaqen deri pesë filma artistikë të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë.

Në hapjen e Javës së Filmit Shqiptar do të jenë të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Filmit të Shqipërisë, Eduart Makri dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Java e Filmit Shqiptar fillon me “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, një nga autorët më të njohur dhe më të suksesshëm shqiptarë të këtij shekulli, në të cilën pasqyrohet rrëfimi prej tre dekadash i shoqërisë shqiptare.

Pason “Agimi” i Gentian Koçit, realizim debutues artistik i metrazhit të gjatë i këtij regjisori të ri, i cili është autor u disa filmave të shkurtër dhe dokumentarë.

“Amaneti” është edhe një realizim i metrazhit të gjatë nga Namik Ajazi, me rrëfim nga bota e spiunëve në sigurinë e shtetit shqiptar dhe dëshira për t’u rrëfyer e vërteta në atë “lojë të pasqyrave të shtrembëruara”.

“Strehë mes reve” është filmi i dytë artistik i Robert Budinës, ngjarjes e së cilës zhvillohen në një fshat malor në të cilin myslimanët dhe të krishterët kanë jetuar në harmoni me shekuj ku personazhi kryesor, bariu i vetmuar, Besniku, është nga një martesë e përzier, kështu që mes ndryshimeve drastike në shoqëri duhet ta gjejë rrugën e vet në jetë.

“Delegacioni” është edhe një titull interesant debutues në kinematografinë shqiptare, i Bujar Alimanit, i cili konsiderohet si një nga autorët e rinj më të talentuar.

Rrëfimi i tij zhvillohet në agimin e ndryshimeve politiko-shoqërore në Shqipëri, në fillim të viteve ’90, pas rënies së komunizmit dhe dëshirës për rehabilitim të të burgosurve politikë.

Nga Kinoteka informojnë se në Javën e filmit shqiptar mund të ndiqen edhe filma të shkurtë të katër shpresave të reja të kinematografisë shqiptare, Sokol Keraj, Benart Laze, Fabio Seferi dhe Rain Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy