
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro tha të premten se ylli i Hollivudit Leonardo DiCaprio është ai që ka financuar zjarret e rëna në pyjet ekuatoriale të Amazonës, por bashkë me akuzën nuk ka paraqitur asnjë prove. Lideri i krahut të djathtë vazhdon të fajësojë të tjerë zjarret e pyjeve që ngjallën shqetësim ndërkombëtar.
Bolsonaro ka komentuar nëpër postime në mediat sociale se organizata mjedisore, Fondi Botëror i Natyrës së Egër (WWF) ka paguar për imazhet e marra nga zjarrfikësit vullnetarë, të cilët atëherë supozohej se kërkonin donacione, përfshirë një kontribut prej 500 000 dollarësh nga DiCaprio.
WWF ka mohuar të ketë marrë një dhurim nga DiCaprio ose foto nga zjarrfikësit.
"Ky Leonardo DiCaprio shumë djalë i lezetshëm, apo jo? Për të dhënë para për t’i vënë flakën Amazonës”, u shpreh Bolsonaro të premten në fjalimin e shkurtër para rezidencës presidenciale.
DiCaprio gjithashtu ka mohuar të ketë bërë dhurime në WWF. Në një deklaratë të tijën, aktori ka lavdëruar "njerëzit e Brazilit që punojnë për të shpëtuar trashëgiminë e tyre natyrore dhe kulturore dhe ka thënë që "edhe pse ia vlen mbështetja, ne nuk i kemi financuar organizatat e synuara."
DiCaprio ka qenë një avokat i hapur në luftën e ndryshimit të klimës, duke folur shpesh për çështje mjedisore përfshirë zjarret e pyjeve në Amazonë. Fondacioni i tij “Leonardo DiCaprio”, i cili është i përqendruar në projekte që "mbrojnë jetën e egër në zhdukje", është pjesë e “Earth Alliance”(Aleancës Tokë). /Reuters/



