Regjistrime të Rolling Stones të papublikuara më parë shfaqen në YouTube

Regjistrime të Rolling Stones të papublikuara më parë shfaqen në YouTube

Një llogari misterioze në YouTube që postoi, pastaj fshehu, një koleksion prej 75 regjistrimesh të rralla dhe të papublikuara  të Rolling Stones mund të jetë përpjekur më kot për të shmangur ligjet e të drejtave të autorit të BE-së dhe për të mbajtur regjistrime të tyre jashtë domain-it në 50-vjetorin e krijimit të tyre.

Pak para mesnate, më 31 dhjetor, llogaria “69RSTRAX” në YouTube postoi një koleksion regjistrimesh të Rolling Stones, duke përfshirë regjistrime në studio dhe shfaqje live pa asnjë koment ose shpjegim. Disa orë më vonë, më 1 Janar, përsëri pa asnjë paralajmërim, llogaria i bëri të gjitha videot private.

“69RSTRAX” u shfaq në YouTube më 29 Dhjetor, dhe nuk ofron të dhëna për identitetin e tij, përveçse një adrese email-i të mandatuar në YouTube, i cili drejton kërkesat e biznesit në ABKCO, një kompani botuese muzikore që zotëron të drejtat për një pjesë të konsiderueshme të regjistrimeve të hershme të Rolling Stones.

Sipas revistës “Variety”, e cila raportoi për herë të parë publikimin afatshkurtër, shpjegimi mund të qëndrojë në direktivën e të drejtave të autorit të Bashkimit Evropian. Sipas ligjit të BE-së, regjistrimet mbrohen nga të drejtat e autorit për 50 vitet e para kalendarike , përveç nëse ato janë "komunikuar në mënyrë të ligjshme për publikun", në këtë rast afati i të drejtës së autorit zgjat edhe 20 vjet të tjera.

Në fund të vitit 2019, me sa duket ABKCO është përballur me “Përdoreni ose do ta humbni”: nëse nuk i publikonte regjistrimet, do ta kishte të vështirë t’i fitonte paratë në të ardhmen, pasi të drejtat e autorit për regjistrimet do të humbnin.

Mbetet e paqartë nëse një publikimi për një ditë të vetme, në një platformë videosh në internet, do të jetë e mjaftueshme për të kënaqur gjyqtarët evropianë se regjistrimet ishin me të vërtetë "të publikuara në mënyrë të ligjshme". ABKCO nuk ka bërë ende asnjë koment.  /The Guardian/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy