Restaurohet ikona “Fjetja e Shën Marisë” nga muzeu “Onufri” në Berat

Restaurohet ikona “Fjetja e Shën Marisë” nga muzeu “Onufri” në Berat

Pas një ndërhyrjeje disamujore në laboratorin e Muzeut të Ikonografisë "Onufri", Berat, ka përfunduar restaurimi i ikonës “Fjetja e Shën Marisë”. 

Ikona me dimensione të mëdha, me autor anonim është me prejardhje nga kisha e Profet Ilias në lagjen Përrua. Vepra ikonografike mendohet t'i përkasë fundit të shekullit XIX. 

Kjo ikonë paraqiste shumë problematika që rrezikonin degradimin e veprës duke pamundësuar leximin e qartë të skenës ikonografike. 

Pas ndërhyrjes restauruese dolën në dritë ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. 

Kjo ikonë i ofrohet tashme e restauruar publikut të Muzeut të Ikonografisë Onufri duke pasuruar koleksionin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy