Mbyllet edicioni i 18-të i “Sallonit të vjeshtës”, ndahen çmimet për fituesit e ekspozitës

Mbyllet edicioni i 18-të i “Sallonit të vjeshtës”, ndahen çmimet për fituesit e ekspozitës

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës” hapi edicionin i 18-të, në të cilën pjesëmarrës ishin 75 artistë të kualifikuar.

Tema e edicionit sivjet ishte "Vjeshtë dashurie dhe kreativiteti" dhe ne të vizitorët e Galerisë së Arteve në Shkodër patën mundësi të shijonin artin e artistëve pjesëmarrës.

Për kuratorin Mikel Temo, veçantia e kësaj ekspozite ishte përmbledhja ku si temë ka vjeshtën, dashurinë dhe kreacionin e artistëve.

Për artistët me pikturat e ekspozuara u ndanë edhe çmimet fituese nën drejtimin e kryetarit të jurisë, Eshref Qahili.

Umberto Pali u shpall fitues i çmimit të tretë dhe Ikbal Kalaj, fitues i çmimit të dytë, ndërsa Lindita Marku fitoi çmimin e parë në ekspozitë.

"Salloni i Vjeshtës" mbetet një nga evenimentet më të rëndësishme në kalendarin vjetor të Galerisë së Arteve në Shkodër.

"Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit", erdhi si një eksplorim i thellë se si stina e vjeshtës shërben si një kanavacë për reflektim të brendshëm dhe risi artistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy