Dy monedha britanike stampohen për 156-vjetorin e “Liza në Botën e Çudirave”

Dy monedha britanike stampohen për 156-vjetorin e “Liza në Botën e Çudirave”

I botuar për herë të parë në 1865, libri klasik “Liza në Botën e Çudirave” e Lewis Carroll, jep detaje për udhëtimin e çuditshëm që Liza bën kur bie në strofkën e një lepuri dhe e gjen veten në një botë të çuditshme kafshësh që flasin, ilaçesh magjike, etj.

Tani, 156 vjet më vonë, libri po përkujtohet në një mënyrë pak më ndryshe: Thesari Mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar lëshimin e një monedhe të re me Lizën dhe Maçokun Cheshire, të bazuar në ilustrimet origjinale të librit nga Sir John Tenniel.

Monedha 5-stërlinëshe përshkruan momentin kur Liza takon Maçokun Cheshire.

Në monedhë është stampuar edhe shkrimi “Alice’s Adventures In Wonderland”.

Kjo është monedha e parë në një seri me dy pjesë: e dyta thuhet se do të dalë më vonë këtë vit dhe do të paraqesë një skenë nga libri i dytë i Carroll “Alice, Through the Looking Glass”, me binjakët Tuidëlldu dhe Tuidëlldi.

Dizajni mendohet të jetë një nga më të detajuarit në historinë 1 100-vjeçare të Thesarit Mbretëror britanik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy