Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” me aktivitet ndërkombëtar mbi kujtesën historike në Shqipëri

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” me aktivitet ndërkombëtar mbi kujtesën historike në Shqipëri

Zyra e “Cultural Heritage without Borders” (CHwB ), në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” organizoi një aktivitet një javor mbi kujtesën historike në Shqipëri.

Ky aktivitet ishte pjesë e ciklit ndërkombëtar të seminareve me titull “Vende dhune, vende mësimi”.

Seminari u organizua bashkë me Crossborder factory, me qendër në Berlin, Memoriali i Kampit të Përqendrimit në Neuengamme (Hamburg), Memoriali i Burgut në Montluc (Lyon).

Pjesëmarrësit në aktivitet ishin profesionistë të fushës së kujtesës dhe historisë në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.

Përpos vizitës në muze, pjesëmarrësit patën mundësi të bashkëbisedonin me drejtoreshën e muzeut, Etleva Demollari mbi ecurinë dhe impaktin e punës së muzeut “Shtëpia me gjethe”.

Aktivitetet e kësaj jave konsistonin në biseda mbi kulturën e të kujtuarit në Shqipëri, Francë e Gjermani, vizitë në ish-burgun e Spaçit, takime me profesionistë të muzeve etj.

Etapa e ardhshme e ciklit “Vende dhune, vende mësimi” do të zhvillohet në Francë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy