Për tre natë me radhë, qytetarët e Tiranës, patën rastin të ndjekin performancat e artistëve të tyre të preferuar, mes tyre edhe botërorë, përgjatë festivalit tre ditor 'Sunny Hill'.
Koncerti i themeluar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa u mbajt dhe disa javë më parë në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e bukur me të gjithë fansat e Duas, teksa thotë se mezi pret ardhjen e saj në muajin nëntor në Tiranë.
MIRËMËNGJES dhe me superenergjinë e "Sunny Hill" e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë.



