Peru: Zbulohen mbetjet e 229 fëmijëve të vrarë në ritual

Peru: Zbulohen mbetjet e 229 fëmijëve të vrarë në ritual

Arkeologët peruanë kanë gjetur të paktën 229 mbetje njerëzore të fëmijëve të flijuar dhe të varrosur në varre në rajonin e Pampa La Cruz, afër qytetit të Huanchaco.

Njoftimi është bërë në faqen e lajmeve “Rpp Noticias”. Sipas ekspertëve, kjo është sakrifica më e madhe e fëmijëve e zbuluar në kontinentin amerikan. Sipas ekipit hulumtues fëmijët u flijuan (ndoshta midis 1200 dhe 1450) në rituale për perënditë Chimú, për të qetësuar zemërimin e natyrës, për shkak të fatkeqësive natyrore që lidhen me fenomenin “El Niño”. Çdo trup ka prerje në anët e gjoksit. Mosha e të miturve para sakrificës ishte midis 4 dhe 14 vjet. Arkeologët kanë raportuar se aty u gjetën edhe eshtrat e rreth 40 luftëtarëve dhe të burgosurve të flijuar si ofertë për perënditë. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy