Restaurohet kisha e “Shën Mërisë” në Finiq, monument kulture i kategorisë I

Restaurohet kisha e “Shën Mërisë” në Finiq, monument kulture i kategorisë I

Kanë filluar punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit në Kishën e "Shën Mërisë”, monument kulture i kategorisë I, në fshatin Malçan të bashkisë Finiq.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ndau në rrjetet sociale momente nga  puna për restaurimin e kishës.

Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, ka nisur puna për pastrim dhe sistemim territori përreth monumentit; konsolidim të seksioneve murale e frakturave në muraturën e kishës, restaurim dyersh dhe dritaresh, qeramosje e çatisë etj”.

Sipas Margariti, kjo kishë është një tjetër monument i shpëtuar falë ndërhyrjes që po kryhet.

Kisha e Shën Mërisë në Malçan është një tempull i periudhës pasbizantine me karakteristika të veçanta strukturale. Altari ndriçohet nga tre dritare të vogla dhe është me afreske.

Kisha nuk e ruan datimin, por duke gjykuar nga karakteristikat morfologjikë, arkitektonikë, por dhe nga elementët dekorative, tregon të jetë e periudhës pasbizantine dhe mendojmë të jetë ndërtuar nga fundi i shek. XVI-të, fillimi i shek. XVII-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy