
Nga dita e sotme, për herë të parë Shqipëria do të jetë epiqendra e festivalit të filmit “Archeovision 2021”, me në vëmendje filma dhe dokumentarë të përkushtuar ndaj arkeologjisë.
Pjesëmarrëse në këtë festival, do të jenë 13 filma nga shtatë vende të Bashkimit Evropian.
Bullgaria, Çekia, Gjermania, Spanja, Franca, Greqia dhe Italia, do të jenë të përfaqësuara në festivalin historik-kulturor të gjysmës së dytë të qershorit.
Tre, do të jenë qytetet, të cilat do të mirëpresin festivalin në edicionin e parë në Shqipëri: Tirana, Durrësi dhe Fieri.
Shfaqja e parë do të nisë nga Tirana, në ambientet e COD Albania pranë Kryeministrisë. Filmi i parë i transmetuar, do të jetë ai italian, “Reopening Colosseum – Koloseu në karantinë”.
“Pellgu i Drinit, foleja e shqiponjës”, një realizim shqiptar, do të vijojë në natën e parë të shfaqjeve të 16 qershorit.
Festivali i filmit “Archeovision 2021”, mbahet nga 16-30 qershor.



