'Joker: Folie à Deux' mbyll xhirimet, në tetor në kinema

'Joker: Folie à Deux' mbyll xhirimet, në tetor në kinema

'Joker: Folie à Deux', vazhdimi i shumëpritur i 'Joker', ka përfunduar xhirimet. Lajmin e dha këngëtarja Lady Gaga, e cila në film luan rolin e Harley Quinn së bashku me Joaquin Phoenix.

Në një postim në Instagram, Lady Gaga ka publikuar një foto në të cilën shfaqet me rroba skene e rrethuar nga policët dhe turma. Filmi i ri, i drejtuar nga Todd Philips, është vendosur pjesërisht në Arkham Asylum. Pjesë e kastit janë edhe Brendan Gleeson, Catherine Keener dhe Zazie Beetz.

Në kinematë amerikane, ai do të jetë në tetor 2024.

Filmi i parë 'Joker' (2019) fitoi dy çmime Oscar, njëri për Joaquin Phoenix si aktori më i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy