
Kantautori Ed Sheeran është cilësuar si "Artisti Zyrtar nr. 1 i Dekadës në Mbretërinë e Bashkuar" pas një hit rekord.
Hiti botëror "Shape of You", këngë e cila ndenji 14 javë në Nr. 1 në klasifikimet në Britani në vitin 2017 u emërua “top song” e 10 viteve të fundit.
Ai mori gjithashtu çmimin "Official Chart Record Breaker" për sasinë e këngëve në krye të klasifikimit dhe albumet e shitura për periudhën 2010-2019. Gjithsej publikimet e tij kanë ndenjur 79 javë në krye të klasifikimit, sipas kompanisë që harton renditjet javore në Britani.
Fituesite mëparshëm të këtij çmimi janë emra si Paul McCartney dhe Justin Bieber.
“Shape of You” ka hyrë në 100 këngët më të vlerësuara të dekadës. Dy këngët e tjera të tij "Thinking Out Loud" dhe "Perfect", gjithashtu arritën në 10 më të mirat. Tre nga albumet e Sheeran janë në 10 vendet e para.



