Nis puna për Shtatoren e Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë

Nis puna për Shtatoren e Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet.

 Kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti këtë një lajm të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.

 Prej kohësh kemi pasur një ëndërr të madhe, për të vendosur në Tiranë një shenjtore të Nënë Terezës. Nuk besoj se ka moment më të mirë – 30 vite pasi Shqipëria ka vendosur marrëdhëniet me Vatikanin, 25 vite pas kalimit në amshim të Nënë Terezës, Shën Terezës, gruaja me trupin e vogël, por me veprën e madhe, për t’i celebruar të gjitha këto.

Sot fillojmë rrugëtimin drejt ndërtimit të shenjtores së Nënë Terezës mbi kodrat e Liqenit Artificial, në zonën e njohur si “Lapidari”, ndaj është vërtet një bekim i madh për qytetin tone.

Arqipeshkvi Metropolit të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj falenderoi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lajmin e mirë në këtë ditë të veçantë për gjithë shqiptarët.

 Unë i jam shumë mirënjohës Zotit për këtë frymëzim, e pikërisht falënderoj zotin Kryetar të Bashkisë, Erionin, dhe zotin Kryeministër, sepse realisht kjo ide ka gjetur edhe bekimin dhe bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe Selisë së Shenjtë.

Nënë Tereza na bashkon të gjithëve. Kështu që mendoj se kjo pikë do të jetë një pikë bashkimi për të gjithë, pa asnjë formë ndasie ose kategorizimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy