5 tetor-24 nëntor/ Çelet Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor në Durrës

5 tetor-24 nëntor/ Çelet Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor në Durrës

Edicioni i parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor nis më 5 Tetor në Durrës.

Rreth 40 artistë nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë në 17 Pavijone Kombëtare, në edicionin e parë të Bienales që do të çelet më 5 tetor-24 nëntor.

Kjo bienale do ta shndërrojë qytetin e Durrësit në skenën më të rëndësishme sa i përket artit pamor, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja

Artistët pjesëmarrës do të interpretojnë temën, ‘Inteligjenca Artificiale: e Ardhmja Hibride’. Një qasje, e cila jo vetëm nxit imagjinatën e artistit krijues bashkëkohor, por evidenton edhe algoritmin e vetë ekzistencës së qenies njerëzore në teh midis racionales dhe irracionales, reales dhe surreales.

Pavijonet kombëtare të shteteve pjesëmarrëse do të ekspozohen në hapësirat e disa prej institucioneve më ikonike të qytetit të Durrësit, si dhe në disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore si: Amfiteatri Romak, Kulla Veneciane, Forumi Bizantin dhe Hamami Mesjetar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy