“Çështja jugore” vjen në shqip/ Vepra e Gramsci-t, kritikë ndaj pabarazisë e padrejtësisë

“Çështja jugore” vjen në shqip/ Vepra e Gramsci-t, kritikë ndaj pabarazisë e padrejtësisë

Vepra e njohur “Çështja Jugore” e autorit Antonio Gramsci-t vjen për herë të parë e botuar në shqip. Autori, një prej mendimtarët më të shquar të shekullit XX, analizon një nga çështjet më të nxehta dhe të rëndësishme të shoqërisë italiane, siç është pabarazia ekonomike dhe shoqërore mes Veriut dhe Jugut të Italisë.

Vepra është një ese e shkurtër e shkruar nga Gramsci më 1926, disa muaj përpara se të arrestohej.

Gjatë promovimit të librit i pranishëm ishte dhe Drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Rugera, i cili foli mbi temat e përfshira në librin “Çështja Jugore”, si dhe përmendi veprat e autorit të famshëm, i cili pavarësisht peripecive të kaluara në burg, asnjëherë nuk hoqi dorë nga shkrimet.

Vepra e Antonio Gramsci-t është një thirrje e fuqishme për një ndryshim radikal, për një revolucion kulturor dhe social që mund të sfidojë padrejtësinë dhe të hapë mundësi për një shoqëri më të barabartë e të drejtë.

Sipas Drejtorit të Fondacionit Gramsci, Francesco Giasi, autori sjell me përpikmëri debatet mbi çështjet jugore, si një problem që prek drejtpërdrejt përgjegjësitë dhe vetë strukturën e shtetit.

“Çështja jugore” është një libër që na bën të reflektojmë jo vetëm mbi realitetin shoqëror të kohës së Gramsci-t, por edhe mbi realitetin e sotëm.

Gjithashtu ky libër që ofron një kritikë të thellë të pabarazisë dhe dominimit, mbetet një referencë e pashmangshme për këdo që dëshiron të kuptojë më mirë mekanizmat e shtypjes dhe mundësitë për ta kundërshtuar atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy