
Pjesëmarrja e këngëtarit të muzikës pop, Tiri Gjoci, me këngën “Mos ik, o ma”, në festivalin e “Këngës Magjike”, u prit mjaft mirë nga adhuruesit e baladave.
I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Gjoci, thotë se kënga me muzikë dhe tekst është realizuar para pesë viteve por për orkestracionin e duhur ka pritur deri tani ta sjell në festival.
Kënga është një shkundje për të gjithë. Në fakt është realizuar me tekst të Rozana Radit, që para pesë vitesh, po nuk u bëra mbarë ta postoja dhe kam pritur momentin e duhur se doja që ta nxirrja te “Kënga Magjike”.
Para pese viteve nuk mora pjesë te festivali se orkestrimi nuk ishte ai që doja, me pas me Enis Mullain, ka bërë një punë të jashtëzakonshme sepse unë jam i fiksuar për orkestrimin, e kisha me shumë merak, nuk doja që kënga ta humbiste atë energjinë që kishte, emocionin që përcillte.
Kënga është shkruar kur mamaja kishte disa probleme shëndetësore, por që tash i ka tejkaluar ato.
Ka qenë një moment reflektimi, kurse idenë e kam marrë nga titulli i kopertinës së librit të prof.Edmond Tupes, “Mos ik o ma”.
Kënga është një lloj shpërthimi emocional, që ndjehet nga i madh e i vogël, është prit mjaft mirë.



