Çdo vit, më 28 dhjetor, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Kinemasë, në përkujtim të lindjes së artit filmik.
Në këtë ditë të vitit 1895, në bodrumin e Grand Café në Paris (Le Salon Indien du Grand Café), në Boulevard des Capucines, u mbajt shfaqja e parë publike e kinemasë. Vëllezërit Auguste dhe Louis Lumière prezantuan para publikut 10 filma të shkurtër, ndër të cilët edhe dokumentarin e famshëm “Mbërritja e një Treni në Stacionin La Ciotat”.
Gjatë shfaqjes së këtij filmi, publiku reagoi me frikë, duke u hedhur nga vendet dhe duke u larguar nga salla, pasi kishte përshtypjen se treni që shfaqej në ekran po vinte drejt tyre.
Në atë kohë, secili film ishte rreth 17 metra i gjatë dhe, kur projektohej me dorë, zgjaste afërsisht 50 sekonda.
Që nga ky moment historik nisën shfaqjet e rregullta të filmave, të cilat zakonisht shoqëroheshin me muzikë live, si piano apo saksofon.
Në disa raste, filmat shoqëroheshin edhe me tekst shpjegues të vendosur poshtë imazheve.



