Meta vlerëson me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” humanistin arvanitas, Panagiotis Koliomichalis

Meta vlerëson me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” humanistin arvanitas, Panagiotis Koliomichalis

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, humanistin arvanitas Dr.Panagiotis Koliomichalis me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në fushën humanitare; në ruajtjen, njohjen, përhapjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare, arvanitase dhe të popujve të tjerë ballkanikë; si dhe në forcimin e miqësisë ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit grek. Me mirënjohje për veprën e çmuar si koleksionist i gravurave, librave dhe pikturave të veçanta, pjesë e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare dhe organizator i ekspozitave me ‘Dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët e Diasporës’”.

Në fjalën e tij të rastit gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm Ambasadorja e Republikës Helene në Tiranë, Sophia Philippidou si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe të MEPJ-së, personalitete, studiues dhe akademikë, diplomatë, drejtues institucionesh dhe anëtarë të Shoqatës kulturore “Lunxhëria”, Presidenti Meta u shpreh se dy kombet tona kanë nxjerr burra të mëdhenj dhe gra të jashtëzakonshme të cilët kanë lindur me familje të përziera ose kanë jetuar ndër shekuj në territore të përbashkëta.

“I motivuar nga një ndjenjë e fortë e dashurisë për Atdheun e babait tuaj, për Lunxhërinë dhe për Shqipërinë, ju keni punuar pa pushim për më shumë se pesë dekada, për të mbledhur dhe ruajtur një volum të jashtëzakonshëm objektesh koleksionuese, që përbëjnë një pjesë thelbësore të historiografisë dhe kulturës shqiptare, e shpërndarë në të katër anët e botës dhe shpesh e harruar në pluhurin e kohës”, tha Meta.

“Gravurat, pikturat, librat, kartat postare të panjohura më parë për publikun shqiptar, ju jo vetëm që i gjetët, por bashkëpunuat harmonikisht me të gjithë bashkëkombësit tanë në mënyrë që t’i promovonit ato në sytë e botës, si vlerat e një kombi me histori dhe tradita.

“Përmes punës tuaj humanitare dhe koleksionuese, dhe kryesisht për shkak të prejardhjes tuaj të përbërë nga dy shtete fqinje dhe mike, ju keni arritur të ngushtoni distancat artificiale që ekzistojnë shpesh midis popujve tanë që janë ndërlidhur qysh në gjenezën e tyre”, theksoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy