
Java Kulturore Japoneze vjen me një program fantastik të filmave, me turne të karatesë dhe evente të tjera, ku shumë entuziastë të kulturës japoneze mund të bëhen bashkë deri në 22 tetor.
Në kuadër të kësaj jave do të ketë plot ngjarje të dedikuara ndaj kulturës së pasur vizuale, rrëfimtare dhe kreative të Japonisë, ku shikuesit mund të takohen në kinema, sheshe dhe evente të dedikuara ndaj kulturës së pasur vizuale, rrëfimtare dhe kreative të Japonisë
Një nga këto evente do të jetë Festivali i Filmit Japonez, ceremonia hapëse e të cilit do të zhvillohet ditën e sotme në Qendrën e Artit “Agimi”.
Ditët e Kulturës Japoneze do të kenë temë qendrore kinematografinë, por do të ketë edhe muzikë klasike në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, festival animacioni si dhe karate e xhudo.






