
Qendra kulturore Slow Mill, në Milano, prezantoi këtë të mërkurë iniciativën e parë të kulturës dhe dizajnit.
E inauguruar së fundmi dhe nën drejtimin e OJQ-së itali shqiptare “Dora e pajtimit”, Slow Mill organizaoi eventin "Rrënjët në lëvizje: peizazhe mesdhetare" , gjatë së cilës stilistë, artistë dhe kompani të reja ofruan histori, eksperienca dhe prodhime "made in Albania", të forta në origjinalitetin e tyre, të hapura dhe të projektuara drejt botëve përtej kufirit dhe dimensioneve të së ardhmes.
Slow Mill ndodhet në një hapësirë të rinovuar së fundmi në numrin 32 në Via Volturno, e cila është një lidhëse sugjestive midis ikonës milaneze që njihet si Pylli Vertikal dhe Milanos së dikurshme.
Një instalacion mjaft tërheqës, rezultat i takimit të stilistit italian Tomaso Schiaffino dhe tre kompanive të reja shqiptare, Raiz Fine Furniture, Arpeg dhe Dhiamandi është një prej punëve të ekspozuara.
Një tjetër instalacion, i firmosur nga arkitektët Denis Muça dhe Marin Nikolla, një hapësirë joshëse takimesh për të qenë bashkë, u ekspozua në oborrin e brendshëm. Punime elegante që ngjallin intensivisht forcën dhe pasurinë e udhëtimit, të shkëmbimit, të vizionit përtej kufijve, të dëshirës për të projektuar origjinalitetin dhe rrënjët drejt horizonteve autentike dhe të reja.
Ky rrugëtim ndijor përfshiu edhe shijen, sepse u shoqërua me delikatesa shqiptare, të ofruara për vizitorët.



