Adam Sandler, katër filma të rinj për Netflix

Adam Sandler, katër filma të rinj për Netflix

Aktori dhe komediani i njohur amerikan Adam Sandler ka arritur një marrëveshje me “Netflix Inc”, sipas të cilës do të bëjë katër filma të rinj për të, lajmëron vetë kompania.

Sandler, ish-anëtar i trupës së "Saturday Night Live", i cili e ndërtoi karrierën e tij në filma të tillë si "Grownup" dhe "The WaterBoy", është bërë një emrat më të mëdhenj në "Netflix", sipas kompanisë.

"Murder Mystery" i Sandler-it, ku ai është bashkinterpretues i Jennifer Aniston, u bë një nga titujt më të njohur të shërbimit streaming në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2019. Është një nga gjashtë filmat dhe një komedi speciale që ai ka bërë për “Netflix” me kompaninë e tij “Happy Madison Productions”, që nga viti 2015.

Projektet e tij të ardhshme për Netflix përfshijnë "Hubie Halloween" me Kevin James dhe Julie Boëen dhe një film të animuar që Sandler do të shkruajë dhe ku do të interpretojë si aktor zëri.

Netflix ka pritshmëri për filma origjinalë si të Adam Sandler për ta ndihmuar në garën me rivalët e rinj, veçanërisht “Walt Disney Co”, i cili i ka hequr filmat e tij nga “Netflix” dhe i ka çuar në shërbimin e tij të transmetimit “Disney +”. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy