Kostumi hapësinor që Neil Armstrong veshi gjatë misionit të tij në Hënë u shfaq në publik për herë të parë në 13 vjet në në muzeun “Ajër dhe Hapësirë” në Smithsonian.
Djali i Armstrong-it, Rick zbuloi kostumin bashk me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, i cili tha se vendi u bashkua më tepër dhe me më shumë krenari kur Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.
"Për atë moment të shkurtër, njeriu që e mbajti këtë kostum, mblodhi kombin tonë dhe botën. Apollo 11 është ngjarja e vetme e shekullit XX që ka një shans për t'u kujtuar gjerësisht në shekullin XXX. Një mijë vjet nga tani, 20 korrik 1969 do të jetë një datë që do të vijë në mendjet tona dhe imagjinatën e burrave dhe grave, këtu në Tokë dhe në të gjithë sistemin tonë diellor dhe më gjerë", tha Pence.
Armstrong vdiq më 12 gusht 2012 në Cincinnati të Ohajos. /Reuters/



