Roberto Benigni rikthehet me Sanremo (FOTO)

Roberto Benigni rikthehet me Sanremo (FOTO)

Roberto Benigni, artisti italian i adhuruar jo vetëm në vendin e tij, por në tërë botën, rikthehet në Festivalin e Sanremos.

"Shkoj që ç’ke me të!", iu përgjigj ai Fabio Fazio-s, i cili e pyeti nëse do të ishte i pranishëm në Ariston përgjatë “Che tempo che fa”, ku ishte mysafir me regjisorin Matteo Garrone për të prezantuar filmin “Pinocchio”.

"Unë jam ai që e përgatit atë, unë jam siguria për të, Amadeus nuk e di nëse do të vijë!”, është përgjigjur ai plot humor.

“ Kur më thonë Sanremo për mua është si të thuash Pinocchio, është një përrallë, është 70-vjetori, është festa më e bukur italiane, është vërtet një përrallë! Do të jetë një Sanremo e jashtëzakonshme", ka premtuar ai.

Benigni kthehet në Ariston pas performancës së jashtëzakonshme të vitit 2011, një mësim i historisë në shtëpi kushtuar 150-vjetorit të bashkimit të Italisë: komenti i tij për himnin e Mamelit, me hyrjen e paharrueshme në skenë mbi një kalë të bardhë, bëri që festivali të fluturonte mbi 15.3 milionë spektatorë, duke bashkuar vendin, duke mbledhur lëvdata bipartizane dhe lavdërimet e Presidentit të Republikës Giorgio Napolitano.

Një publik i tillë nuk është gjë e re për Benigni-n, ai arriti 20 milionë në vitiin 2002, si mysafir i Pippo Baudo-ss. Një nga momentet më emocionuese të historisë së festivalit ishte kur ai prezantoi versionin e tij politik të Gjykimit të Fundit.

Përsëri në vitin 2009, shfaqja e tij që zgjati gjysmë ore, e përqendruar te politika, tejkaloi 15 milionë shikues dhe 55% shpërndarje. /Ansa/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy