
Alesia Xhemajli është një ndër aktoret e reja që ka fituar vendin e saj në profesion me shumë punë dhe përkushtim, duke dalë jashtë masës dhe duke u bërë një figurë e njohur në botën e artit.
Në një intervistë për programin “Zgjohu me MCN”, ajo ndau eksperiencën e saj të gjatë në teatër dhe film, të cilën e konsideron të pasur dhe të mbushur me shumë mundime, por edhe shpërblime.
Padyshim që puna jone si aktore është argëtuese por ka edhe ato lodhjet por unë them se kur e do punën që bën, është puna më e bukur në bote dhe nuk e ndjen lodhjen.
E kam pasion që ë vogël aktrimin dhe e kisha vendosur që e vogël që do vazhdoja Akademinë e Arteve për Aktrim dhe shfaqjen e parë e kam bërë si studente në vitin 2016, që ishte për fatin tim në Teatrin Kombëtar.
Ka qenë një shfaqej me regjisorin Kico Londo të cilit i jam shumë mirënjohës sepse ishe i pari që më mori dhe ishte një komedi, pra çdo eksperiencë të rrit kështu që ti mendon se çdo përvojë të rrit profesionalisht.
Aktorja thekson se puna e një aktori është gjithmonë një proces që kërkon shumë reflektim dhe kritika personale.
Normalisht që gjithë ditës i bëj vetes kritika, se bëra kështu, duhet ta bëja kështu, megjithatë mund të them se dua shumë të punoj në atë që bëj dhe jam shumë serioze në punën time.
Kritikat lidhem me procesin e punës dhe ka të bëj me hulumtimin që ti bën për të arritur dhe për të gjetur atë çelësin që mund të ketë personazhi, me shumë janë kërkesat dhe hulumtimet që bën aktori për të shkuar deri te personazhi.
Alesia flet për procesin e punës së një aktoreje në teatër dhe film, rrjedha në të cilën kalon përgatitja e një roli me përkushtim.
Sipas saj, procesi i punës është i lidhur ngushtë me hulumtimin që aktori bën për të kuptuar dhe interpretuar personazhin e tij.
Mendoj se memorizmi i tekstit të një personazhi që ti do luash në një shfaqje është problemi më i vogël, në fakt duhet të jetë problemi më i vogël, e vështirë është puna që ti do bësh derisa luan në jetën e një tjetri që nuk është e jotja. Duhet të bësh kërkime për atë gjë derisa futesh te personazhi dhe punë e fjalëve nuk është si do ti them dhe do ti mbaj mend, por punë është si do ti them se si do ti thoshte personazhi dhe si do ti përjetonte ai, pra duhet të veshësh xhaketën e atij personazhi.
Në teatër punohet bashke dhe normalisht aty ezaurohet teksti, kurse koha më e shkurtër është në film që ti ke skenarin dhe nuk ke kohë aty ndoshta duhet bërë një punë individuale më shume, ti shkon ne shesh-xhirim e përgatitur me tekst të mësuar.



