
Gazetarja dhe blogerja Zhaklin Lekatari komenton ndikimin e personazheve të njohur në shoqërinë shqiptare dhe ndikimin e programeve si Big Brother Vip në shoqëri.
Gjatë emisionit “Arnautistan” të Mustafa Nanos ajo u ndal tek muzika rap, për të cilën tha se në vitet ‘80-‘90-të ka qenë më e vlefshme.
Madje shton se duke ardhur dhe duke u varfëruar dhe se ato dy fjali që përbëjnë këngën, përsëriten në infinit.
Dhe po ti zbërthesh ato tekste ka vetëm mesazhe dhune, agresioni, gruaja e hiperseksualizuar, përdorim dhune verbale. Mua më pëlqen muzika rap dhe hip hop.
Edhe me këtë zhanër muzikor ne mund të ngremë problematika. Ndërsa Big Brother nuk e kam parë, e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur.
Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe. Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë. Sa më shumë i shihja të polarizar, më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e Big Brother një vrimë në ujë, një thagmë. U ftova dhe e refuzova.
Madje sot mora një ftesë për Big Brother Kosova dhe e refuzova. Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe, më shqetëson.
Unë kam gjëra se çfarë do humb nëse izolohem, nuk e dua atë lloj fame. Plus nuk e di me çfarë nivelesh dhe ideologjish do përballet dhe nuk e di nëse do e menaxhoja dot.
Shëndeti im mendor besoj se është më i rëndësishëm se fama. Më shumë se dy persona mendoj se patën probleme të shëndetit mendor.
Nga ana tjetër në fund të bisedës së saj, ajo mohoi që t’i ketë shkuar ndërmend që të vrasë veten, duke e përjashtuar si mundësi edhe në vijim.



