Përgatitja e dosjes së Lahutës në UNESCO/ Komuniteti i rapsodëve propozon masat mbrojtëse

Përgatitja e dosjes së Lahutës në UNESCO/ Komuniteti i rapsodëve propozon masat mbrojtëse

Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në UNESCO, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti. 

Ministrja njoftoi se kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (The_AADF).

Me këtë rast, komiteti i bartësve propozoi disa masa mbrojtëse.

Mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy