
Michael Buble do të nxjerrë shumë shpejt në treg albumin e tij të fundit, “Love”. Por pas këtij albumi, fansat e tij nuk do të mund të shijojnë më këngë të reja nga artisti. Ai ka bërë me dije se do të heqë dorë nga muzika, për të rivlerësuar jetën e tij, pas sëmundjes së të birit, Noah.
Michael Buble ka bërë me dije se do të heqë dorë nga muzika menjëherë pas publikimit të albumit të tij të ardhshëm “Love”. Ky vendim i artistit të njohur vjen pasi djali i tij, Noah u diagnostikua me kancer. Fituesi i çmimit Grammy foli për këtë gjatë një interviste për Daily Mail Weekend.
Në vitin 2016, djali 3-vjeçar i këngëtarit, Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë, por që nga ajo kohë është bërë më mirë. Bublé vëren se po tërhiqet nga muzika pas betejës së djalit të tij për të rivlerësuar në këtë mënyrë jetën e tij. Buble dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato folën për diagnozën e Noah dhe se si ndikoi sëmundja në familjen e tyre.
Me lot në sy, këngëtari tha se ajo që ata kaluan ishte gjëja më e keqe që mund të dëgjoni nga një prind dhe ndoshta nga një qënie njerzore. “Do të doja që në vend të tij të isha unë. E dëshiroja, shumë herë dëshiroja të isha unë në vend të djalit”, theksoi këngëtari. Ai rrëfeu se u përpoq që të ishte gjithmonë pozitiv për Noah, duke thënë se kurrë nuk e përmendi fjalën spital, por e quante këtë të fundit “hotel argëtues”.
Pikërisht kjo përvojë transformoi pikëpamjen e Buble mbi jetën dhe karrierën e tij. “E gjithë qenia ime, perceptimi im për jetën ndryshoi. Nuk e di nëse mund të flas për këtë çështje pa qarë”, tha artisti.
Buble do të nxjerrë në treg albumin e tij më 10 nëntor. Ndër këngët e këtij albumi mund të veçohet kënga “Love you anymore”, që do të dalë në 16 nëntor. Kënga është sa e thjeshtë aq edhe e fuqishme në mesazhin e saj dhe shoqërohet me një klip të mrekullueshëm në një breg deti. Në vargjet e saj autori e tregon dashurinë duke gënjyer veten se ndjenjat e tij nuk janë aq të forta thjesht për të kaluar më lehtë faktin se njeriu i dashur nuk është më pjesë e jetës së tij. Vitin që vjen pritet që Michael Buble të marrë një yll me emrin e tij në “Hollyëood Ëalk of Fame” njëlloj si shumë legjenda të muzikës.



