
“Vëllezër të një gjaku”, ka qene ky aktiviteti i mbajtur në Gjirokastër, në përkujtim të 25 vjetorit të eksodit kosovar.

Takimi ishte organizuar nga “Lidhja Shqiptare në Botë” në të cilën patriotë e intelektualë kanë shprehur mirënjohje për qytetaret e Gjirokastrës që u janë gjendur pranë shqiptarëve nga Kosova në ditët e tyre me të vështira duke i strehuar në shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1999.
Një numër i konsiderueshëm kosovarësh u priten nga qytetaret gjirokastrit në shtëpitë e tyre duke u hapur derën dhe duke u garantuar atyre qëndrimin.
Kjo nismë e kësaj shoqërie ishte në shenjë falënderuese për gjithë kontributin e gjirokastritëve ndaj kosovarëve.



