Whitney Houston futet në “Rock and Roll Hall of Fame”. Vendimi u mor nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga mbi një mijë artistë. Bashkë me të do të hyjnë edhe “Depeche Mode”, “Doobie Brothers”, “Nine Inch Nails”, “The Notorious B.I.G.” dhe “T-Rex”. Ceremonia e pranimit do të mbahet në Kleveland, Ohajo (Cleveland Ohio) më 2 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga “Hbo”.
Ndër artistët që janë nominuar, por që nuk do të hyjnë në Bulevardin e Famës janë: “Benatar”, “Judas Priest”, “Kraftwerk”, “Dave Matthews Band”, “MC5”, “Motorhead”, “Rufus and Chaka Khan”, “Todd Rundgren”, “Soundgarden” dhe “Thin Lizzy”.
"Jemi jashtëzakonisht të nderuar të jemi pranuar në “Rock and Roll Hall of Fame” dhe të jemi përkrah interpretuesve të tjerë të pabesueshëm”, tha “Depeche Mode” në një deklaratë.
Për të hyrë në “Rock and Roll Hall of Fame” duhet që artisti ose grupi të ketë publikuar një album të paktën 25 vjet para vitit në të cilin nominohet. Ky muze i është kushtuar kujtimit të disa prej artistëve, prodhuesve, inxhinierëve të zërit dhe personaliteteve më të rëndësishme dhe me më ndikim në industrinë e muzikës. /Ansa/



