Presidenti Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy albanologë kinez

Presidenti Meta dekoron me titullin “Naim Frashëri” dy albanologë kinez

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekoruar me titullin “Naim Frashëri” dy personalitete të shquara kineze, dy albanologë, Profesorin Zheng Enbo dhe gazetarin Ëang Hongqi.

Në ceremoninë e zhvilluar në institucionin e Kreut të Shtetit, Hongqi është vlerësuar me titullin “Naim Frashëri”, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shumanshme në fushën e marrëdhënieve Shqipëri-Kinë; njohës i shquar i çështjes shqiptare përgjatë zhvillimit të saj, duke shërbyer si urë për komunikimin e vlerave të dy popujve tek njëri-tjetri. Publicist, përkthyes, autor librash me karakter shqyrtimi për ngjarje e personalitete të botës shqiptare”.

Ndërsa Zheng Enbo me motivacionin: “Në vlerësim për veprimtarinë si albanolog kinez për më shumë se gjysmë shekulli, me përkushtim të përhershëm ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar; promovues i letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare; profesor, studiues, publicist në dobi të pasqyrimit të Shqipërisë në Kinë e në botë”.

Këto dekorime marrin një vlerë më të madhe, sepse bëhen në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, marrëdhënie që kanë qenë tradicionalisht të forta. Jam i bindur që aktivitete si nderimi reciprok i figurave më të spikatura me kontribute të shënuara në bashkëpunimin shqiptaro-kinez do të vazhdojnë të ruajnë dhe thellojnë më tej marrëdhëniet tona miqësore tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë, do të nxisin shkëmbimet ndërshtetërore, ekonomike, kulturore e njerëzore mes dy popujve, duke ju shërbyer interesave të përbashkëta të dy vendeve tona. Kontributi i dy personaliteteve të shquara kineze që nderojmë sot, në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy popujve tanë është shumë i madh.”

Gjithashtu në fjalën e tij Meta është shprehur se uron që studiuesit edhe për shumë vite të tjera të japin kontributin e tyre të shquar në njohjen e popullit shqiptar dhe historisë së tij në Kinë, veçanërisht në brezat e rinj kinezë, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy