“Tre Tenorët për Ukrainën” me mesazhin “Artistët për Artistët” në Teatrin e Operës

“Tre Tenorët për Ukrainën” me mesazhin “Artistët për Artistët” në Teatrin e Operës

Mbrëmë në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, u mbajt koncerti i përvitshëm me pjesë të zgjedhura operistike të tre tenorëve.

Këtë vit "Tre Tenorët" iu dedikua Ukrainës duke u transformuar në “Tre Tenorët për Ukrainën”, me mesazhin "Artistët për Artistët" dhe pjesëmarrjen e këngëtarëve e muzikantëve nga Ukraina, Shqipëria e vende të tjera.

Mbrëmja nisi me fjalën e producentit Edmond Tullumani dhe ambasadorit të Ukrainës në Tiranë, Volodimir Shukrov.

Tre tenorët që kënduan në TKOBAP ishin Mykhailo Malafii nga Ukraina, Klodjan Kaçani nga Shqipëria dhe Vitaliy Kovalchuk nga Ukraina, të cilët u shoqëruan nga orkestra sinfonike e përbërë me artistë shqiptarë dhe ukrainas dhe që dirigjohej nga  Leonardo Quadrini, i ardhur nga Italia.

Gjatë koncertit interpretuan si të ftuar, sopranoja Ramona Tullumani dhe Genc Tukiçi në piano.

Koncerti “Tre tenorët për Ukrainën” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë Tiranë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy