Është organizuar në qytetin e Durrësit konkursi i bukurisë Miss dhe Mr. Kids Durrës. Organizatori i këtij eventi, Xhoni Mërkuri, dhe tre prej fëmijëve pjesëmarrës ndanë në studio emocionet e këtij aktiviteti.
Nga 154 fëmijë u përzgjodhën 58 konkurrentë. Kriteret përveç pamjes ishin intelekti, pasionet. Janë nga 7-12 vjeç. Mënyra e votimit ka qenë e tillë që të gjithë konkurrentët vlerësoheshin me nga një çmim. Kemi pasur talente që janë vlerësuar. Ajsel ndjek pikturën, Ajla është në balet. Te sfilata kanë pasur edhe koreografi ku kërcenin vallen popullore. Fëmijët përfaqësojnë Shqipërinë në Prishtinë në një sfilatë të madhe. Kur hyn në botën e fëmijëve është shumë e bukur. Pjesa më e vështirë janë prindërit.
Ka vajza që e kanë vazhduar më tej pasionin pasi kanë dalë nga këto evenimente.



