Të gjithë e mbajnë mendë hitin e famshëm të viteve 1990 “Lambada”. Këngëtarja braziliane Loalwa Braz, e njohur për këtë këngë dhe për grupin e famshëm Kaoma është gjetur e vdekur në një makinë të djegur në Brazil.
Policia ka konfirmuar se në automjet ishte këngëtarja 63- vjeçare ndërsa rrethanat në të cilat automjeti është përfshirë nga flakët është ende i paqartë.
Por, sipas raportimeve të mediave lokale gjatë natës është raportuar prezenca e dy personave të armatosur pranë shtëpisë së saj. Automjeti i djegur me trupin e pajetë të këngëtares është gjetur në afërsi të shtëpisë së saj Saquarema në Rio.



