
Vera është rrugës dhe i nxehti bashkë me të. Çfarë i ndodh trupit nga i nxehti i tepërt?
Moti i nxehtë të jep frymë të keqe.
Ndoshta vera ju duket stina më e përshtatshem për të bërë ca biseda të bukura nën zë, por i nxehti i tepërt shkakton dehidratimin e trupit (eh, shumë djersë?) çka çon në një efekt anësor aspak seksi – frymën e keqe.
Nga dehidratimi thahet goja dhe aty mblidhet bakteria, sepse nuk ka mjaftueshëm pështymë për ta shpëlarë tutje.
Nuk është ndonjë çudi e madhe që ne duam të pimë më shumë ujë në muajt e nxehtë, përderisa trupi humb ujë natyrisht përmes djersitjes. Përdorimi i ilaçeve, dietat, stërvitja e tepruar jashtë, dhe ekspozimi i tepërt në diell mund ta rëndojë problemin.
Dielli të bën më të fuqishëm.
Mbase e ndieni si dielli ju lehtëson në çdo hap. Dhe kështu ndodh. Vitamina D ndihmon në përthithjen e mirë të kalciumit që lidhet me forcimin e kockave.
I nxehti i tepërt mund të ndalojë djersitjen.
Seriozisht. Kjo mund t’ju duket shumë e mirë, por në fakt mund të jetë shenjë alarmi për goditje nga i nxehti, që duhet trajtuar në urgjencë.
Temperatura normale e trupit është 37-38C, por nëse është shumë nxehtë mund të shkojë edhe 40-41C. Në këtë moment sistemi rregullator i trupit, ndalon djersitjen, sepse do të ruajë ujin për trupin.
Kujdes: Nëse dyshon se dikush po pëson goditje nga i nxehti, telefononi mjekun dhe përpiquni të freskoni të sëmurin me pako akulli në ije dhe në sqetulla, ku janë të vendosura arteriet kryesore. /sipas BBC, përshtati Erina Çoku/



