28 tetor- 4 nëntor/ Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor

28 tetor- 4 nëntor/ Vjen në Tiranë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor

Nga sot deri më 4 nëntor, nis në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor.

TKOB si mbështetës i këtij eventi, ka bërë të ditur programin e plotë të edicionit të parë:

28-29 tetor: Ballet Preljocaj nga Parisi me koreografi të Angelin Preljocaj

31 tetor-1 nëntor: Trupa nga Berlini me koreografi të Blenard Azizaj

3-4 nëntor: Trupa nga Vjena me koreografi nga Eno Peci, koreografi nga Gentian Doda dhe koreografi nga Angelin Preljocaj, me trupë nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Shfaqja e sotme Winterreise, me koreografi nga Angelin Preljocaj e cila hap edicionin, është një balet që mban titullin origjinal të ciklit më të famshëm Lieder të Franz Schubert, pas imazheve të përmbledhura nga poema e Wilhelm Müller: impresionizmi i saj romantik, emocionet dhe ndjenjat që përcjell.

Baza e saj dramatike dhe koreografike është ideja e një akti të gjatë vetëvrasjeje në lëvizje të ngadaltë.

Biletat për shtatë netët e eventit kulturor gjenden pos online, edhe në sportelin e TKOB.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy