113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Më 28 prill të vitit 1912, u themelua Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, e njohur si "Vatra".

 Ky ishte një moment historik për shqiptarët, pasi "Vatra" do të bëhej një simbol i angazhimit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në mbarë botën.

Drupal Ad

Një nga figurat më të shquara të këtij institucioni ishte Fan Noli, i cili, përveç veprimtarisë së tij, shkroi edhe himnin e kësaj federate, e cila u bë e njohur për breza.

"Vëllezër u dërmua, Errësirë e skllavërisë, Lindi me dritë nderi. Një djell plot gëzim, VATRA kështjell’ e dashur, E mëmë Shqipërisë."

Në atë takim historik të 28 prillit, u formua një bord i përkohshëm i Federatës, ku figura të shquara morën detyrat kryesore.

Sekretar i federatës u zgjodh Fan Noli, arkëtar Llambi Çikozi, menaxher i gazetës “Dielli” Kristo Kirka, dhe drejtues të degëve të federatës, si Faik Konica dhe Kristo Floqi. Ndërsa Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili shërbyen si supervizorë të “Diellit”.

Vatra u njoh zyrtarisht nga shteti i Masaçusetsit më 13 qershor 1912, duke marrë certifikatën e njohjes, dhe që nga ajo kohë ka qenë një ndër organizatat më të rëndësishme për kombin shqiptar në mërgatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy