Çel siparin Festivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijë në Gjirokastër

Çel siparin Festivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijë në Gjirokastër

Ka çelur siparin në qytetin e Gjirokastrës, edicioni i 6-të i Ani Fest A-Gjiro, Festivali i Filmit Ndërkombëtar Evropian për Fëmijë.

Ky organizim i Bashkisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Maku Production, do të sjellë në ekranin e kinemasë për spektatorët e vegjël, filma cilësore të kinematografisë evropiane për fëmijë.

Për kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, organizimi i Anifest A-Gjiro është vazhdim i aktiviteteve të zhvilluara nga bashkia, duke gjallëruar Gjirokastrën edhe në këtë stinë vjeshte.

“Festivali është pjesë e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive, etj. që kemi ndërmarrë në mbështetje të fëmijëve, edukimit dhe argëtimit të tyre. Do të vazhdojmë organizimin e aktiviteteve të larmishme për fëmijët si dhe investimet në shërbim të tyre për ndërtimin e parqeve të lojërave apo këndeve sportive në qytet dhe njësitë administrative.

Festivali i filmit Anifest A-Gjiro do të zgjasë për tri ditë ndërsa nga juria e festivalit do të akordohen edhe vlerësime për filmat pjesëmarrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy