Përkujtohet në ditën e lindjes Patër Anton Harapi, pushkatuar nga diktatura komuniste

Përkujtohet në ditën e lindjes Patër Anton Harapi, pushkatuar nga diktatura komuniste

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi sot Patër Anton Harapin, i pushkatuar nga diktatura komuniste.

Patër Anton Harapi lindi më 5 janar 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë.

Më 1910 dha mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër.

Më 1918-1919, shërbeu si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij.

Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi, rreth 70 artikuj në revista të ndryshme si dhe botoi disa libra. Më 1940, u zgjodh anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare.

Më 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku qëndroi deri në fund të vitit 1944.

U arrestua më 5 qershor 1945 e më pas më 20 shkurt 1946 u pushkatua. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy