Bienalja në Venecia/ Gonxhja/ Pavijoni shqiptar, interes në rrethet artistike. T’i japim mbështetje piktores Iva Lulashi

Bienalja në Venecia/ Gonxhja/ Pavijoni shqiptar, interes në rrethet artistike. T’i japim mbështetje piktores Iva Lulashi

Shqipëria prezantohet në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, me veprat e realizuara nga artistja Iva Lulashi.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau momente nga kjo ekspozitë ku prezantohen vepra artistike nga artistë të ndryshëm nga mbarë bota.

Sipas tij artistja na fton që përmes krijimeve të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocionues të njeriut me jetën dhe botën.

Arti dhe dashuria të pandara në veprat e realizuara mjeshtërisht nga artistja Iva Lulashi, e cila përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, e hapur deri në 24 nëntor.

Përmes “Love as a Glass of Water”, me kurator Antonio Grullo, Iva na fton të bëhemi pjesë e një udhëtimi emocionues, duke kapur çdo nuancë të dashurisë dhe çdo impuls të fshehur të instinktit, si gjuhë universale, forca primare që lidh njeriun me botën.

Pavijoni shqiptar, thotë më tej ministri i Kultures, Gonxhja, ka ngjallur shumë interes tek galeritë e rrethet artistike më në zë, duke marrë shumë vlerësime pozitive!

“Së bashku të mbështesim Ivën në rrugën e saj drejt një suksesi të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të artit”, tha Gonxhja.

Makrotema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 Prill – 24 Nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy