Ish-lideri i Sex Pistol humb gjyqin, kënga e grupit do të përdoret në një serial

Ish-lideri i Sex Pistol humb gjyqin, kënga e grupit do të përdoret në një serial

Një gjykatë në Britani vendosi të hënën se këngët e grupit punk, Sex Pistols mund të përdoren në një seri televizive të ardhshme pavarësisht kundërshtimit të ish-liderit John Lydon.

Kitaristi i ish-Pistols, Steve Jones dhe bateristi Paul Cook paditën këngëtarin, i njohur dikur si Johnny Rotten, pasi ai u përpoq të bllokonte përdorimin e muzikës në "Pistol", një seri e Disney bazuar në kujtimet e Jones.

Lydon është shprehur se seriali do ta shfaqë atë nën një dritë negative, raporton Euronews.

Lydon tha se këngët nuk mund të licencoheshin pa pëlqimin e tij, por Cook dhe Jones paraqitën një marrëveshje që datonte nga viti 1998, e cila lejonte që vendimet të merreshin nga shumica.

Cook dhe Jones e mirëpritën vendimin. Ata thanë se beteja gjyqësore "nuk ka qenë një përvojë e këndshme, por ne besojmë se ishte e nevojshme të na lejonte të ecnim përpara dhe shpresojmë të punojmë së bashku në të ardhmen me marrëdhënie më të mira".

Formuar në Londër në 1975, Sex Pistols fuqizuan dhe skandalizuan skenën muzikore britanike me këngë të tilla si "God save the queen" dhe "Anarkia në Mbretërinë e Bashkuar".

Grupi u nda në vitin 1978 pasi lançoi ​një album, dhe basisti Sid Vicious vdiq një vit më vonë. Anëtarët e tjerë janë ribashkuar për disa koncerte, më së fundi në 2008.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy