
Në Itali nga data 29 korrik deri me 1 gusht do të mbahet edicioni i parë i festivalit “Medifest: Tinguj, Dialogë, Kujtime dhe Imazhe nga Mesdheu”, i cili i kushtohet tërësisht Shqipërisë. Fetsivali nis nesër në Pulia dhe do të zgjasë për katër ditë rradhazi, me aktivitete që do të zhvillohen në Kastro, Dizo, Maritima dhe Akuaviva.
Festivali i këtij viti, i cili do t’i kushtohet tërësisht Shqipërisë, sponsorizohet nga Rajoni i Pulias, Teatri Publik i Pulias, Pulia Promotion dhe Piiil Cultura në bashkëpunim me partnerë të shumtë.
Tridhjetë vjet pas zbarkimeve masive të migrantëve shqiptarë në Brindizi dhe Bari, festivali do të ofrojë katër ditë takime, prezantime, koncerte, prova, lexime, shfaqje dhe një “rrugë fotografike” për të treguar historinë e vendit të Ballkanit, Shqipërisë.
Kurator shkencor është Geri Ballo dhe koordinator i përgjithshëm është Pasquale De Santis.



