30 nëntor- 07 janar/ “Visa Interview”, ekspozitë e laborator krijimtarie në Tulla Center

30 nëntor- 07 janar/ “Visa Interview”, ekspozitë e laborator krijimtarie në Tulla Center

Në kuadër të “Javëve Ndërkombëtare të Kulturës”, aktiviteti “Visa Interview” është eventi i fundit që përmbyll ciklin vjetor të aktiviteteve kulturore.

“Visa Interview” do të jetë një aktivitet 39-ditor që do të përfshijë ekspozim, laborator e platformë krijimtarie, në Tulla Center.

 Ky aktivitet do të nxisë krijuesit të sjellin konceptet e tyre mbi kufijtë politikë e njerëzorë.

Alban Nimani, drejtues i kësaj qendre, fton artistë të arteve pamore, muzikantë, poetë e interpretues, të krijojnë një manifest avangardë, mbi kufijtë dhe lirinë e lëvizjes.

Eventi i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, nis sot dhe përfundon më 7 janar 2023.

Në kuadër të nismës së qeverisë shqiptare me moton “Shqipëria mikpret botën”, u zhvilluan aktivitete me pjesëmarrës nga 17 vende të ndryshme të botës, Bashkimi Evropian si dhe java kulturore kombëtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy