Aktivitet në kohë koronavirusi/ “Muzeu im”, ftesë për të paraqitur trashëgiminë kulturore familjare

Aktivitet në kohë koronavirusi/ “Muzeu im”, ftesë për të paraqitur trashëgiminë kulturore familjare

Në këto kohë izolimi, shumkush nga ne, ka mundësi të seleksionoi objektet e vjetra që gjenden në shtëpi. Janë të shumta familjet shqiptare që ruajnë me fanatizëm objekte të trashëgimisë materiale, si veshje popullore, qëndisma, bizhuteri, orendi shtëpiake, vegla pune etj.

Duke u nisur nga ky fakt, Muzeu Historik Kombëtar ka filluar një nismë, duke ftuar të gjithë zotëruesit që t’i prezantojnë këto objekte tek faqja e institucionit duke u bërë kështu pjesë e projektit “Muzeu im”.

“A keni ndonjë unazë që jua ka lënë pas gjyshi apo gjyshja? Ndonjë vazo të vjetër në shtëpi? Apo çdo objekt tjetër që posedoni dhe vjen nga e shkuara e largët? Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij aktiviteti tërheqës është i ftuar që ta prezantojë objektin e tij duke na dërguar me mesazh ose duke komentuar në këtë postim foto dhe historinë e objektit”, është ftesa që vjen nga Muzeu Historik Kombëtar, në këto ditë vetizolimi prej koronavirusit, për të ndarë me bashkëkombasit historinë e objekteve më të veçanta që kushdo mund të ruajë në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy