Dita e Rinisë/ Parlamenti i Nxënësve sjell koncertin “Rinia në sytë e mi”

Dita e Rinisë/ Parlamenti i Nxënësve sjell koncertin “Rinia në sytë e mi”

Në kuadër të Ditës së Rinisë, Parlamenti i Nxënësve ka organizuar projektin “Rinia në sytë e mi”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga koncerti i organizuar nga Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë, në kuadër të projektit të tyre “Rinia në Sytë e Mi”.

Zbatimi i këtij projekti, ka në fokus përfshirjen e rinisë në aktivitete kulturore, si dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e pjesëmarrjes aktive të tyre në vendimmarrje.

Parlamenti i Nxënësve të Shqipërisë është një strukturë që punon në mënyrë të drejtpërdrejtë me të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe nëpërmjet këtij projekti synojnë të forcojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shkollat e mesme për të mbrojtur të drejtat e tyre, gjithëpërfshirjen dhe përgatitjen e tyre për të qenë sa më aktivë në komunitetin e tyre, familjarizimin e tyre me vendimmarrjen dhe krijimin e mundësive të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy